Dikur ortakë në biznesin e përbashkët, Stefi Prifti zbulon “zënkën” me Aurela Gaçen

Mediale Vip

Dikur ortakë në biznesin e përbashkët, Stefi Prifti zbulon “zënkën” me Aurela Gaçen

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:38
Stefi Prifti

Vëllezërit Prifti dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ishin dikur bashkëpronarë të një prej klubeve më të mëdha të natës, e pikërisht pas mbylljes së biznesit në fjalë, u fol për një “prishje” të miqësisë së tyre.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stefi tregoi se në fakt ajo që ndodhi vite më parë ishte thjesht një keqkuptim i dyanshëm, që për fat të mirë nuk e ka ndërprerë komunikimin dhe miqësinë me Aurelën.

“Ishte një gjë e vogël, një keqkuptim. Ishte një telefonatë e keqkuptuar, një incident më saktë që e plasariti xhamin”, sqaroi ai.

Por tashmë gjërat mes tyre shkojnë më mirë se kurrë, ndaj edhe Aurela jo vetëm që s’mungoi në dasmën e vajzës së tij, por ishte një nga këngëtaret që mbajti gjallë atmosferën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat