Mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”

Mediale Vip

Mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 06:16
Festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”

Komuna e Prishtinës organizon sot Festivali Ndërkombëtar te Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019. 

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, është festival tradicional  dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vite me radhë. 

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.

Festivali mbahet me 14 dhe 15 Shtator 2019 në Prishtinë. Fillimi i festivalit shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në ora 16:00 në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”.  

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet te amfiteatri I sheshit “Zahir Pajaziti”. 

Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat