Po shkonte të festonte ditëlindjen e vajzës, aksidentohet aktori i njohur i serialeve

Mediale Vip

Po shkonte të festonte ditëlindjen e vajzës, aksidentohet aktori i njohur i serialeve

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 06:43
Pamje nga aksidenti

Vetëm pak orë para se të niste seriali i tij i ri, “Doktori i Mrekullueshëm”, aktori i njohur turk, Murat Aygen, është përfshirë në një aksident automobilistik që fatmirësisht përfundoi pa dëme.

E premtja e kësaj jave ka qenë fatkeqe për Aygen pasi u përfshi në një aksident në Bodrum. Në momentin e përplasjes në Didik të Bodrumit, Aygen po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën, Nil Algen, për të festuar ditëlindjen e saj.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, familja e aktorit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Si “një rastësi e keqe” u komentua nga mediat turke ajo që i ndodhi aktorit në ditën e lindjes së vajzës së tij, si edhe në ditën e nisjes së serialit të tij të ri.

Murat Aygen ka luajtur në seriale si “Medcezir”, “Nusja nga Stambolli”, “Përrallë nga Bodrumi” etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat