“Archie duhet të hajë”, Meghan Markle zgjedh mënyrën më të bukur për të mbyllur fjalimin e saj

Mediale Vip

“Archie duhet të hajë”, Meghan Markle zgjedh mënyrën më të bukur për të mbyllur fjalimin e saj

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:48
Meghan Markle

Dukesha e Sussex ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në një event ku ka prezantuar linjën e vetë të veshjeve në bashkëpunim me një kompani tjetër.

Ashtu siç ka bërë të ditur Meghan Markle, fitimet e këtij projekti do të shkojnë për bamirësi. 38-vjeçarja ka takuar mjaft njerëz të rëndësishëm gjatë këtij eventi, ndërsa në fund të tij ka mbajtur një fjalim i cili është duartrokitur nga të gjithë.

“Është koha të kthehem tek im bir, ai duhet të hajë”, kanë qenë fjalët me të cilat Markle e mbylli fjalimin e saj.

Dukesha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë këtij projekti dhe për shkak të pamjes së saj të kuruar deri në detaje, e cila e bënte të dukej mjaft elegante dhe fine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat