Blero irritohet me deklaratat e Visar Ymerit në debat televiziv - Bota Sot
Blero irritohet me deklaratat e Visar Ymerit në debat televiziv

Mediale Vip

Blero irritohet me deklaratat e Visar Ymerit në debat televiziv

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:13
Visar Ymeri, Blero

Këngëtari Blero duket se është përfshirë nga fryma parazgjedhore në vend.

Teksa ka ndjekur një nga debatet e fundit televizive të politikanëve, këngëtari duket të jetë irrituar nga deklaratat e një prej kandidatëve për deputet, më konkretisht të Visar Ymerit.

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të kandidatit nga koalicioni AAK-PSD, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar për pakënaqësitë e tij ndaj debateve të tilla.

“Domethënë paske vesh kravatë haver dhe këtu e kallëzon veten sa origjinal je hahahahah, bravo bre. Shumë ‘bullshit’ në debate dhe ‘fake shit’. Pasha Zotin as këta s’janë duke e njohur veten. Zot ndihmona”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e fotografisë.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat