Sonte martohet, pak orë para dasmës ja ç’po bën Jonida Vokshi!

Mediale Vip

Sonte martohet, pak orë para dasmës ja ç’po bën Jonida Vokshi!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:40
Jonida Vokshi

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi do të kurorëzojë sonte në mbrëmje historinë e dashurisë me partnerin e saj Besnik Krapi.

Teksa me siguri çifti është kujdesur që ceremonia të jetë siç ata e kanë ëndërruar, përgatitjet e çastit kur të dashuruarit do t’i thonë Po njëri tjetrit, tashmë janë drejt fundit.

Vetëm pak orë para ceremonisë, bukuroshja Vokshi ka marrë pak kohë për t’u relaksuar duke u kujdesur për fytyrën nëpërmjet trajtimeve e maskave në një qendër estetike, në mënyrë që të jetë e freskët dhe e bukur kur të drejtohet në altar për tek bashkëshorti i saj i ardhshëm.

 Çifti Jonida Besnik duket se kanë ndjekur nga afër çdo moment përgatitjet për ditën e tyre të madhe, duke u kujdesur për të gjitha detajet.
Dyshja do të lidhë kurorë sonte në mbrëmje në një prej resorteve të njohura në qytetin e Durrësit, dhe ne mezi po presim të shohim bukuroshen e ekranit dhe të filmit teksa shkëlqen me fustanin e bardhë.

Jonida Vokshi e bëri publike disa muaj më parë romancën me aktorin dhe producentin nga Kosova Besnik Krapi, ndërsa rrëfeu në programin ‘Xing me Ermalin’ se dyshja janë njohur në xhirimet e serialir ‘O sa mirë’!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat