Enca dhe Çiljeta dikur ishin mikesha dhe vajzat i shihnim shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, kjo edhe për faktin që të dyja ishin pjesë e grupit OTR.
Por mesa duket pas largimit të Encës nga grupi, shoqëria mes dy këngëtareve është prishur.
E ftuar në emisionin "Mirage", Çiljeta është pyetur kë zgjedh midis Encës dhe Oriolës. Përgjigja e këngëtares ishte e prerë: "Oriola", duke mos e diskutuar më shumë zgjedhjen e saj.
Kujtojmë që pas largimit të Encës nga OTR dhe sherrit me Noizyn, Çiljeta qëndroi asnjëanëse.