Një foto e papublikuar e Archie-t dhe një urim nga Meghan-i për ditëlindjen e Harry-t

Mediale Vip

Një foto e papublikuar e Archie-t dhe një urim nga Meghan-i për ditëlindjen e Harry-t

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 06:50
Familja mbreterore

Princi Harry feston sot ditëlindjen. Me rastin e 35-vjetorit të tij, Meghan ka ndarë në Instagram një urim për bashkëshortin e saj, të cilin e ka cilësuar si bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë. Përveç urimit special, Meghan ka ndarë edhe një kolazh me foto, ku përfshihen shkrepje nga periudha të ndryshme të jetës së princit, deri te momentet e tij si baba. Fotoja familjare që Meghan ka zgjedhur është një foto që është shkrepur gjatë pagëzimit të Archie-t, por që nuk ishte publikuar më parë.

“Shërbimi yt për kauzat që të interesojnë aq shumë më frymëzon çdo ditë. Je bashkëshorti më i mirë dhe një baba i mrekullueshëm për djalin tonë. Të duam! Gëzuar ditëlindjen”, -ka shkruar Meghan përkrah kolazhit me foto.

Sa më shumë foto të Archie-t publikohen ne bindemi gjithnjë e më shumë që ai është një kopje e të atit.

Edhe Kate dhe William e kanë uruar Harry-n në Instagram me anë të një fotoje të dy vëllezërve.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat