Prej kohësh larg muzikës, Adrian Gaxha hap biznesin e ri

Mediale Vip

Prej kohësh larg muzikës, Adrian Gaxha hap biznesin e ri

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:21
Adrian Gaxha

Këngëtari I njohur, Adrian Gaxha, i mungon muzikës prej disa kohësh tani, por gjatë kësaj periudhe e kemi parë të angazhuar në një projekt personal të tij. Në fotot e postuara në profilin e tij në ‘Instagram’ Adriani shihet duke punuar dhe vetë, me duart e pista dhe i zënë me punë. Mesa duket kohët e fundit ky projekt ka përfunduar. Këngëtari ka zbuluar se me çfarë ka qenë duke punuar me kaq pasion. Ai ka hapur një lokal në periferi të Shkupit në një prej qëndrave tregtare inagurimi i të cilit ka qenë mbrëmjen e kaluar. Lokali është një miksim i kafeterisë dhe restorantit nën emrin “Cha-Cha”. Prioritetet e artistit mesa duket kanë ndryshuar, e ndoshta një ditë e shohim përsëri me projekte të reja dhe në muzikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat