Pak ditë para dasmës, Afrona dhe Blero zbulojnë se ku do të jetojnë pasi të martohen - Bota Sot
Pak ditë para dasmës, Afrona dhe Blero zbulojnë se ku do të jetojnë pasi të martohen

Mediale Vip

Pak ditë para dasmës, Afrona dhe Blero zbulojnë se ku do të jetojnë pasi të martohen

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:23
Afrona dhe Blero

Në 21 shtator Afrona Dika dhe Blero do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Kanë mbetur pak ditë nga momenti i shumëpritur dhe sigurisht që emocionet sa vijnë e shtohen për çiftin e njohur. Të gjitha detajet e fundit nga përgatitja e dasmës Afrona dhe Blero i kanë ndarë me teleshikuesit për emisionin “N’Kosovë Show”. Ata të dy kanë treguar se kanë shpenzuar shumë për dasmën dhe e vetmja gjë pa kosto janë këngëtarët, sepse kolegët do të këndojnë falas në dasmën e Bleros.

Megjithatë Blero ka treguar se ka pasur dy këngëtarë, të cilët i kanë kërkuar para për të kënduar në ditën e martesës së tij. Pavarësisht se dasma ështe kryefjala e këtyre ditëve çifti i njohur nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë pyetjeve për atë se çfarë do të ndodhë pas dasmës së madhe. Afrona ka treguar se pas martesës do të shpërngulet nga Zvicra për të jetuar në Kosovë pranë Bleros. Këngëtari ka shtuar se është kujdesur vetë ai që t’i gjejë bashkëshortes një punë të re për t’i lehtësuar jetesën në Kosovë. “Po kujdesem që Afrona të ketë një punë kur të vijë në Kosovë. Do të ketë emisionin e saj në të ardhmen me fashion dhe make up”, është shprehur këngëtari. Ndër të tjera ai ka treguar se Afrona i respekton shumë prindërit e tij dhe se ju thërret mami e babi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...