Çfarë ka menduar Hailey Baldwin kur të gjithë i thanë se duhej të ndahej nga Justin Bieber? - Bota Sot
Çfarë ka menduar Hailey Baldwin kur të gjithë i thanë se duhej të ndahej nga Justin Bieber?

Mediale Vip

Çfarë ka menduar Hailey Baldwin kur të gjithë i thanë se duhej të ndahej nga Justin Bieber?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:18
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber

Martesa e modeles së njohur, Hailey Baldwin me këngëtarin Justin Bieber ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet. Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët kanë reaguar negativisht në rrjetet sociale të dy yjeve, duke iu drejtuar se nuk duhet ta merrnin këtë hap. Së fundmi 22-vjeçarja ka zgjedhur të reagojë duke treguar se ka ndjerë dyshime të shumta teksa ka lexuar të gjitha komentet në rrjet.

“Askush përveç neve të dyve se di se çfarë po ndodh. Kur kam parë qindra komente teksa më ‘bombardonin’ duke thënë: ‘Nuk keni për t’u martuar’, ‘Do divorcoheni’, fillon të dyshosh mos vallë të tjerët shohin diçka që unë nuk arrij ta shoh. Megjithatë në lidhje janë vetëm 2 vetë, askush tjetër”, është shprehur Baldwin gjatë një interviste.

Vetëm disa javë më parë dyshja lajmëroi se shumë shpejt do të zhvillojnë ceremoninë e tyre të martesës dhe se tashmë janë duke u marrë me përgatitjet e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...