Jonida Vokshi publikon fotot më të bukura nga dasma: Momenti më emocionues i jetës sime - Bota Sot
Jonida Vokshi publikon fotot më të bukura nga dasma: Momenti më emocionues i jetës sime

Mediale Vip

Jonida Vokshi publikon fotot më të bukura nga dasma: Momenti më emocionues i jetës sime

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 19:15
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Dy ditë më parë Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Dasma e dyshes tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për gjithë origjinalitetin dhe atmosferën e mirë që mbizotëroi gjatë gjithë kohës.

Shumë miq të famshëm të Jonidës dhe Besnikut publikuan momente të ndryshme nga dasma, por ato më të bukurat Vokshi vendosi t’i ndante me të gjithë ditën e sotme përmes disa fotografive.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Momenti me emocionues i jetes sime! Asgje nga e gjithe kjo enderr e bukur e bere realitet nuk do te ishte e mundur, nese nuk do ishte prane nesh @amievent_official @amardatoska @ermalmamaqiofficial @liridonapjetri dhe i gjithe stafi i mrekullueshem i Ami Event! Me te bukur nuk na e benit dot kete dite tonen te rendesishme! Super profesionist dhe kreativ! Ju faleminderit🙏🏻 Do doja gjithashtu te ndalesha pak tek @klajdi_resort. Sherbimi,stafi,ushqimi,komoditeti i ofruar prej jush,nuk kam fjale ta pershkruaj ne cfare lartesie ka qene! Nje falenderim enorm per familjen Kokoshi! Ju dhe cdo punonjes i Klajdi Resort me ka bere te ndihem si nje princeshe!🙏🏻 Faleminderit @valdrinsahitiofficial per dy fustanet e tua aq te bukura qe ma bene akoma edhe me te bukur kete dite. Ishin nje perralle! Ti Valdrin je pasiskutim the best ever! 🙏🏻 Faleminderit @makeupbyanadervishi per imazhin aq te thjeshte por te bukur qe solle tek une ne kete dite🙏🏻. Te kam shpirt! Dhe falenderimi i fundit shkon per Zotin qe me ka bekuar me @besnikkrapi ne jeten time!🙏🏻❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga momenti i ceremonisë, kur ajo dhe Besniku u betuan për dashuri të përjetshme përpara të gjithëve.

Me këtë rast Jonida ka falenderuar ata që punuan për të konkretizuar të gjitha idetë e saj për ditën më të rëndësishme të jetës.

Ajo ka treguar se ky ka qenë momenti më emocionues në gjithë jetën e saj dhe në fund i ka dedikuar dy fjalë Besnikut, që shprehin gjithë dashurinë që ka për të. “Falenderimi i fundit i shkon Zotit që më ka bekuar me Besnik Krapin në jetën time!”, ka shkruar Jonida në mbyllje të falenderimeve të saj. Aktorja e njohur shqiptare e bëri publike lidhjen e saj me Besnik Krapin vetëm pak muaj më parë, kur deklaroi në emisionin “Xing me Ermalin” se do të martohej së shpejti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...