Pse Stresi dhe Keisi mund të ribashkohen, detajet që japin sinjalet e afrimit - Bota Sot
Pse Stresi dhe Keisi mund të ribashkohen, detajet që japin sinjalet e afrimit

Mediale Vip

Pse Stresi dhe Keisi mund të ribashkohen, detajet që japin sinjalet e afrimit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 20:39
Stresi dhe Kejsi

Dilema e madhe që nuk është zgjidhur akoma: A janë ndarë definitivisht Stresi dhe Keisi, apo ka akoma shpresa për ribashkim? Reperi i njohur shqiptar, Stresi, dhe e ish-partnerja e tij, Keisi, i dhanë fund një romance disavjeçare pak javë më parë, sapo Stresi la qelinë e burgut, edhe pse nuk e kanë pranuar ende publikisht.

Ishte bukuroshja brune që ndërmori veprimet e para duke hequr mbiemrin e reperit, duke fshirë të gjitha fotot e përbashkëta dhe duke ndaluar së ndjekuri Stresin në rrjete sociale. Keisi u largua nga Shqipëria drejt Kanadasë, por ky largim duket se e ka prekur reperin, i cili i ka bërë një dedikim ish-bashkëshortes së tij. “Buzëqesh që mos ta marrin vesh”, shkruan Stresi.

Por nuk ka munguar as reagimi i Keisit, duke treguar se po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes. “Gjërat do të bëhen më mirë! Mund të ketë stuhi tani, por nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, shkruan në postimin e saj Keisi. “Beso që jeta po të jep ekzaktëshit atë për të cilën ke nevojë”.

Bashkëshortja e tij Keisi, gjatë kohës që ai ka qëndruar në qeli, ia ka shprehur shpeshherë dashurinë partnerit të saj. Por duket se tashmë dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë sepse Stresi u gjet në hotel me një femër në momentin e arrestimit. Thashethemet janë të ndryshme.

Disa thonë që Stresi ka filluar një lidhje të re, ndërkohë vetë Stresi në intervista të ndryshme ka dhënë idenë se ai do të arrijë ta zgjidhë këtë situatë të sikletshme në të cilën ndodhet me partneren e tij, Keisin. E ndërsa çifti është i ndarë, ajo që bie në sy është unaza që ajo mban në gisht, gjë që tregon se me siguri edhe Keisi është e bindur që kjo marrëdhënie nuk ka mbaruar akoma. Të shohim se si do të shkojë kjo histori dhe urojmë që çifti të ribashkohet.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...