Një pasdite vetëm për ata të dy, Amarda tregon se si e kalon kohën pranë Joelit

Mediale Vip

Një pasdite vetëm për ata të dy, Amarda tregon se si e kalon kohën pranë Joelit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:12
Amarda Toska dhe Joeli

Pasditen e sotme, Amarda ka zgjedhur ta kalojë me djalin e saj, Joel në kinema. Këtë e ka treguar vetë Toska me anë të disa videove të publikuara në ‘Instastory’ ku shfaqej krah djalit i cili po shijonte filmin vizatimor në ekranin e madh të kinemasë.

“Kinemaja vetëm për ne sot”, ka shkruar Ami në videot ku Joeli shfaqet më i qeshur se kurrë. Në një tjetër postim i vogli duket se po kërcen përpara mamit, e cila është kujdesur ta ruajë këtë moment duke i bërë video.

Ndryshe nga çdo herë tjetër Amarda ka zbuluar një pjesë të ditës së saj, kohën e të cilës e merr padyshim familja dhe kujdesi ndaj fëmijëve. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale momentalisht Ermali ndodhet në një udhëtim jashtë vendit dhe duket se mami dhe djali po shfrytëzojnë kohën më të mirë për t’u argëtuar bashkë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat