“Faleminderit që më bën të ndihem speciale”, pas 35-vjetorit Emina ka këto fjalë për partnerin e saj

Mediale Vip

“Faleminderit që më bën të ndihem speciale”, pas 35-vjetorit Emina ka këto fjalë për partnerin e saj

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:13
Emina Cunmulaj

Pak ditë më parë, modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj festoi 35-vjetorin në mënyrën më speciale pasi bashkëshorti i saj ishte kujdesur të krijonte një festë të vërtetë për të. Ajo publikoi pamje të ndryshme të vendeve që dukeshin të gjitha të rregulluara deri në detaje për të përcjellë idenë e festës. Pas gjithë këtyre momenteve, Emina ka zgjedhur ta falënderojë publikisht partnerin e saj me anë të një fotoje të publikuar në llogarinë në ‘Instagram’.

“Zemra ime. Të dua nga hëna deri në kthim. Faleminderit që gjithmonë më bën të ndihem speciale”, ka shkruar Cunmulaj krah postit më të fundit ku shfaqet duke përqafuar bashkëshortin. Me siguri ai është kujdesur që Emina të kalojë një 35-vjetor për t’u mbajtur mend. Këtë e tregoi dhe vetë modelja me videot e shumta të publikuara ku shfaqej më e lumtur se kurrë.

Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy vogëlusheve të quajtura Ella dhe Mia Soraya.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat