1 vit pas ndarjes, këngëtari i njohur shfaqet në publik si rrallëherë me të dashurën e re

Mediale Vip

1 vit pas ndarjes, këngëtari i njohur shfaqet në publik si rrallëherë me të dashurën e re

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:37
Liam Payne dhe Maya Henry

Ka kaluar gati 1 vit nga koha kur Cheryl dhe Liam Payne deklaruan publikisht ndarjen nga njëri-tjetri. Megjithatë Liam ka vazhduar përpara me jetën e tij dhe tashmë ndihet i lumtur në krahët e partneres së re. Mbrëmjen e djeshme, ashtu si rrallëherë këngëtari është fotografuar përkrah modeles Maya Henry. Të dy ishin veshur shumë thjeshtë, por dukeshin mjaft elegantë së bashku.

Në disa prej imazheve të publikuara ata shihen të kapur përdore, ndërsa në një tjetër Liam shfaqet duke i hedhur dorën në bel modeles. Gjatë kësaj kohe këngëtari është munduar që ta mbajë larg syrit të publikut lidhjen e tij me partneren për respekt të Cheryl, por duket se tani ata nuk mund ta fshehin më dashurinë. Pavarësisht se ndarja me Cheryl ishte e vështirë për Liam, ata të dy kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin dhe prandaj Payne nuk ka dashur të dalë hapur për lidhjen e tij. Maya dhe Liam kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin, por vetëm prej pak muajsh janë bashkë në një marrëdhënie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat