Aktorja e njohur bëhet gati për martesë

Mediale Vip

Aktorja e njohur bëhet gati për martesë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:21
Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney

Jennifer Lawrence besohet të ketë thënë një "po" fatale për të fejuarin Cooke Maroney.

Maroney është drejtor i galerisë, dhe me aktoren u pa në Nju Jork duke hyrë në zyrën e ofiqarit.

Sipas Marie Claire, ata u shfaqën atje të shoqëruar nga truproja, miku dhe fotografi Mark Selinger.

Çifti raportohet se planifikon një martesë të madhe në tetor, kështu që duket se ka qenë te ofiqari për të caktuar një datë.

Lidhja me Maroney e ka ndihmuar Lawrence të përballojë presionin e publikut, gjë që nuk është për t'u habitur pasi paparacët e ndjekin në çdo hap të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat