Niko Komani rrëfen si i shpëtoi vdekjes: Ambulanca u vonua, bëra autostop në rrugë

Mediale Vip

Niko Komani rrëfen si i shpëtoi vdekjes: Ambulanca u vonua, bëra autostop në rrugë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:32
Niko Komani

Niko Komani iu është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri.

Stilisti, i ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, rrëfeu eksperiencën e tmerrshme sesi i shpëtoi vdekjes duke e kapur sëmundjen në kohë.

Ai vuante nga Pneumotoraksi, sëmundje që shkakton bllokim të mushkërive dhe pamundësi për tu furnizuar me oksigjen.

Pak para se të flinte gjumë, Komani ndjeu shqetësimet e para dhe lajmëroi ambulancën, e cila u vonua dhe stilisti u detyra të bënte autostop në rrugë për të shkuar në urgjencë.

Niko Komani tani ndjehet mirë, por duhet të kryejë edhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale për të eliminuar të gjithë pjesën difektoze.

Niko Komani: "Kam pasur probleme shëndetësore. Në terma mjekësore quhet pneumotoraks. Mushkëria ime e majtë u shfry, doli gjitha ajri jashtë. E kam kapur në kohë duke qenë se jam azmatik dhe alergjik ndaj lagështirës. 

Nuk kishte lidhje me këtë, por duke qenë se ishte kronike për mua pata një problem që me të vërtetë e arrita në kohë. Isha gati para gjumit. Ishte spontane si gjë, e ndjeva direkt dhe bëra një ndërhyrje të vogël. Ndërhyrje e vogël me një tub 20 cm (qesh) që të dilte ajri nga mushkëria. Horror për mua, terrorizuese sepse deri sa të shkoja në spital ishte një peripeci më vete. Jetojmë në Shqipëri dhe ambulanca nuk vjen kurrë dhe e them publikisht këtë si ankesë. 

Dola bëra autostop. Isha vetëm dhe lajmërova njerëzit e mi që po më prisnin në urgjencë. Kishin mbërritur më shpejt se mua. Ndodhi që kisha një dëmtim mushkërie. Kjo ndodh spontanisht tek djemtë e gjatë, të hollë dhe të bukur kujdes (qesh) dhe ishte me të vërtetë shokuese për familjarët e mi. 

Kam tani një shenjë të bukur. Çdo gjë është në rregull por më duhet të bëj edhe një ndërhyrje të dytë pak më vonë për të eliminuar pjesën difektoze. Ishte me të vërtetë një eksperiencë shumë e keqe. Ishte shokuese për mua sepse nuk e dija çfarë ishte. Fillimisht mendova se ishte zemra. 

Mendova do vdes tani, jam duke vdekur por e arrita në kohë. Nëse do kisha fjetur do ishte tepër vonë pasi ishte ora 01:00 e mbrëmjes dhe isha gati për gjumë. Dua ti them njerëzve që në këto situata mos të panikosen por të lajmërojnë urgjencën."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat