Në muajt e fundit të shtatzënisë, Floriana Garo tregon si duket me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Floriana Garo tregon si duket me barkun e rrumbullakosur

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:54
Floriana Garo

Ajo është për herë të dytë shtatzënë. Moderatorja e njohur Floriana Garo së shpejti do të bëhet nënë e një djali. Pasi solli në jetë Adian rreth 1 vit e gjysmë më parë, Floriana e dha lajmin e bukur tek “Rudina” se është sërish shtatzënë. Dëshira e prindërve, sidomos e Enesit, bashkëshortit të saj, ishte që fëmija i dytë të ishte djalë. Ëndrra e tij u realizua sepse shumë shpejt familja e tyre do të mirëpresë edhe një anëtar të ri. Floriana gjatë këtyre muajve të shtatzënisë, nuk ka preferuar të na tregojë foto si duket gjatë pritjes së ëmbël.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#enjoyingmypregnancy & #alwaysworking #geneva @bonafidebusiness.ch By @gpestalozzi

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

Mirëpo, sot e veshur me një fustan jeshil me lule, Floriana në muajt e fundit të shtatzënisë, na tregon edhe barkun e rrumbullakosur. Për hirë të së vërtetës, Floriana është gjithmonë e bukur, por nuri i shtatzënisë ia ka shtuar akoma edhe më shumë hijeshinë.

Nuk dihet nëse kur të vijë në jetë djali, ajo do të na prezantojë me të, pasi me vajzën është treguar shumë diskrete dhe nuk ka preferuar që ta shfaqë në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat