E frikshme, vajza e Madonna-s duket një kopje e Lady Gaga-s, por çudia nuk mbaron me kaq

Mediale Vip

E frikshme, vajza e Madonna-s duket një kopje e Lady Gaga-s, por çudia nuk mbaron me kaq

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:14
Madonna me vajzen

Çudia e radhës me të cilën është fiksuar Twitter-i është ngjashmëria e frikshme që vajza e Madonna-s, Lourdes ka me Lady Gaga-n. Lourdes është shfaqur në Javën e Modës në New York gjatë sfilatës së Proenza Schouler dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi është rritur shumë nga hera e fundit që është shfaqur publikisht. Menjëherë sapo fotot e saj filluan të qarkullojnë në internet, njerëzit nuk mund të mos e vinin re ngjashmërinë e saj me Lady Gaga-n dhe krahasimet e teoritë konspirative shpërthyen në rrjet.

Por çudia nuk mbaron me kaq, pasi njerëzit në Twitter kanë zbuluar edhe një ngjashmëri mes Madonna-s dhe nënës së Lady Gaga-s. Tani mund të themi që gjërat po bëhen serioze... Nëse nuk besoni, hidhuni një sy fotove të mëposhtme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat