Kate Middleton është shtatzënë për herë të katërt? Shenjat që shtuan dyshimet

Mediale Vip

Kate Middleton është shtatzënë për herë të katërt? Shenjat që shtuan dyshimet

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:23
Kate Middleton

Kate Middleton dhe Princi William janë prindër të tre fëmijëve; George-it, Chalotte-s dhe Louis-it. Ata kanë treguar se u pëlqen të kenë një familje të madhe, por edhe pse nuk janë shprehur se janë gati për ta zgjeruar, njerëzit janë të bindur se bebushi numër 4 është rrugës. Disa shenja nga ana e Kate kanë bërë që e gjithë bota të flasë për një shtatzëni të mundshme të dukeshës së Kembrixhit.

Kate u shfaq duke shoqëruar fëmijët në ditën e parë të shkollës. Ajo që ra në sy ishte një ndryshim në pamjen e dukeshës. Ajo kishte çelur ngjyrën e flokëve dhe kishte ndryshuar modelin e tyre. Nisur nga herët e tjera, Kate e ka bërë këtë ekperimentim me pamjen gjithmonë kur ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë, në mënyrë që vëmendja të përqëndrohet te pamja dhe jo te barku i saj apo kilogramët e shtuar.

Po ashtu, një tjetër shenjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se dukesha ka mbyllur axhendën e saj të takimeve. Ajo dëshiron të bëjë një periudhë pushim dhe sipas njerëzve kjo mund të jetë për shenjë e një shtatzënie. Duke qenë se të treja shtatzënitë e dukeshës kanë qenë të komplikuara dhe ajo ka pasur shumë shqetësime muajt e parë, kjo periudhë pushimi i ka bërë të gjithë të mendojnë se Kate mund të jetë shtatzënë.

Plus, një burim ka treguar se Charlotte është dëgjuar t’u thotë shokëve në shkollë se e ëma do të lindë një vajzë tjetër. Nuk dihet sa e vërtetë mund të jetë, megjithatë këto shenja kanë qenë të mjaftueshme që mediat në botë të shkruajnë dhe të aludojnë se një tjetër bebush mbretëror është rrugës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat