Çfarë mendimi ke për Kidën? Mozzik habit me përgjigjen

Mediale Vip

Çfarë mendimi ke për Kidën? Mozzik habit me përgjigjen

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:51
Mozzik

Pas largimit nga "On Records", Mozzik u shkëput edhe nga artistët që ishin nën menaxhimin e asaj kompanie.

Një ndër tyre ishte edhe Kida, që sot funksionon si këngëtare e pavarur. Madje marrëdhënia mes tyre është më e mirë se kurrë pasi mbështesin suksesin e njëri-tjetrit.

Gjatë opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, Mozzik u pyet për mendimin që ka për Kidën dhe nëse do bëjë ndonjë bashkëpunim me të.

"Këngëtarja më e mirë në troje shqiptare", u përgjigj Mozzik dhe nuk dha sqarime rreth një dueti të mundshëm.

Ndoshta një gjë të tillë do ta shohim në albumin që po përgatit dhe do e nxjerrë së shpejti në treg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat