Fama e Viola Spiros kalon kufijtë, media e njohur maqedonase shkruan për të

Mediale Vip

Fama e Viola Spiros kalon kufijtë, media e njohur maqedonase shkruan për të

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 07:39
Viola Spiro

Viola Spiro ka vite që është pjesë e ekranit shqiptar dhe i janë besuar gjithmonë disa nga emisionet më të suksesshme sportive në vend.

Ajo ka treguar se është shumë e zonja në drejtimin e emisioneve të tilla dhe përveç talentit, edhe pamja e saj e kuruar ka ndikuar shumë në suksesin e moderatores.

Madje fama e Violës i ka kaluar kufijtë tashmë, sepse duket se ajo është shumë e njohur në vendet tona fqinje.

Image

Agjencia e njohur e lajmeve, “Kurir”, në Maqedoni i ka dedikuar një artikull të veçantë moderatores simpatike. “Bombë e vërtetë: Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur një emision sporti”, shkruhet në titullin e artikullit.

Në të thuhet se Viola është një nga prezantueset më të komentuara në Shqipëri dhe se biondja magjepsëse është e njohur për bukurinë e saj natyrale. Në artikull shkruhet se emisioni që ajo drejton “Sport Plus” shihet edhe nga ata që nuk janë të interesuar për sportin, vetëm për të shijuar bukurinë e saj.

Duke qenë se është ndjerë me të vërtetë e vlerësuar, Viola nuk është menduar dy herë që këtë artikull ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Për moderatoren shqiptare mjaftojnë të tilla shkrime për të vërtetuar se suksesi i saj si nga figurat kryesore të emisioneve sportive sa vjen edhe shtohet me kalimin e viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat