Pas ‘Do të çmend’, Rovena Dilo zbulon projektin më të fundit në skenën shqiptare

Mediale Vip

Pas ‘Do të çmend’, Rovena Dilo zbulon projektin më të fundit në skenën shqiptare

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 07:43
Rovena Dilo

Pas publikimit të projektit më të fundit muzikor me titull ‘Do të çmend’, Rovena Dilo ka zgjedhur të vijë me një tjetër këngë në kompeticionin e përvitshëm ‘Kënga Magjike 2019’. Këtë e ka zbuluar vetë artistja me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku ka lajmëruar rikthimin e saj.
“Nuk jam duke e menduar më. ‘Kënga Magjike’ është destinacioni im i radhës dhe sigurisht më i bukuri. Tetor 2019, shihemi atje. Rovena është rikthyer”, ka shkruar këngëtarja në postin më të fundit ku shfaqet vetë ajo.
Nuk dihet se çfarë projekti do të sjellë kësaj here Dilo, por këtë pritet ta zbulojë vetë artistja në ditët në vijim. Megjithatë vetëm disa javë më parë ajo solli këngën më të fundit të saj e cila u pëlqye shumë nga ndjekësit e Rovenës dhe numëron disa mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’.
Kujtojmë se vitet e fundit pjesëmarrja në festivalin ‘Kënga Magjike’ e artistes ka qenë sistematike dhe të gjitha këngët janë kthyer në hit menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat