Chris Brown nuk mundi t’i rezitojë kësaj fotografie të Rihannës, ja çfarë i shkruan

Mediale Vip

Chris Brown nuk mundi t’i rezitojë kësaj fotografie të Rihannës, ja çfarë i shkruan

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 20:47
Chris Brown, Rihanna

Chris Brown ka habitur sërish fansat me komentin që ia la Rihannës.

Rihanna dhe Chris Brown ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes, por duket se reperi ende nuk ka hequr dorë prej saj.

Ani pse këngëtarja është në lidhje dashurie, reperit nuk i bën fare për këtë gjë dhe vazhdon ta ‘ngacmojë’ atë me komente.

Rihanna së fundi ka publikuar një fotografi, në të cilën reklamon linjën e re të të brendshmeve, e në fokus ka të pasmet.

E shtrirë në shtrat pranë një llampe, ajo dukej më atraktive se kurrë më parë, duke marrë gjithë vëmendjen.

Në mesin e shumë komenteve dhe pëlqimeve, të bie në sy komenti i Chris Brown, i cili i shkruan “Dëshiroj të jem llampa”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat