Dua Lipa relaksohet gjatë vikendit me familjen dhe të dashurin në fshat - Bota Sot
Dua Lipa relaksohet gjatë vikendit me familjen dhe të dashurin në fshat

Mediale Vip

Dua Lipa relaksohet gjatë vikendit me familjen dhe të dashurin në fshat

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:11
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ka ikur pak nga atmosfera dinamike e qytetit.

Ajo ka vendosur që bashkë me familjen e saj pesë anëtarëshe dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid, ta kalojnë vikendin në fshat.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka publikuar momente nga shëtitjet me të dashurin me biçikleta rrugëve të fshatit.

Motra e saj, Rina, gjithashtu ndau me ndjekësit një fotografi të së motrës, e cila shihet duke ledhatuar një nga kuajt, me të cilët ka kalëruar gjatë qëndrimit të saj në fshat.

Anwar Hadid, me të cilin artistja shqiptare është në lidhej prej muajit qershor, ndërkohë ka hedhur imazhe nga ambienti ku është duke i shijuar pushimet bashkë me familjen Lipa.

Duket se jeta dinamike në qytet, i ka bërë pjesëtarët e kësaj familje, që vikendin ta kalojnë një vend të qetë rural.

Dua Lipa javën e kaluar ishte prezente po ashtu bashkë me familjarët në eventin promovuar të aromës së re nga YSL, imazh i të cilës është vet këngëtarja.

Sa i përket muzikës, Dua ka publikuar vetëm një këngë gjatë këtij viti, “Swan Song”, e cila ishte edhe kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...