Zbulohet arsyeja e vërtetë se pse dështoi lidhja e Lady Gaga dhe Bradley Cooper - Bota Sot
Zbulohet arsyeja e vërtetë se pse dështoi lidhja e Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e vërtetë se pse dështoi lidhja e Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:27
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Dukej sikur këngëtarja Lady Gaga dhe aktori Bradley Cooper ishin të destinuar për një dashuri të madhe, por lidhja e tyre e supozuar dështoi shpejt, dhe tani dihet se pse. Bradley, siç shkruan portali In Touch, kishte frikë të madhe të lidhej përsëri.

Ata punuan së bashku në filmin 'A Star Is Born', ku edhe lindi tërheqja mes tyre, por këngëtarja 33-vjeçare i befasoi të gjithë kur u mor vesh se ajo ishte në lidhje me Dan Horton - aktorin 50-vjeçar amerikan.

'Bradley ka frikë nga lidhja, Gaga ishte e gatshme për lidhje. Dashuria e saj shihej nga aeroplani. Bradley në fakt vendosi ta ndalonte', tha një burim i afërt me këngëtaren. Ai gjithashtu thekson se e gjithë kjo për aktorin 44-vjeçar ishte shumë shpejt. 'E gjithë kjo vëmendje ishte shumë intensive për të. Bradley gjithmonë dëshiron që gjithçka të rrjedhë më ngadalë në lidhje’, shtoi burimi për portalin në fjalë.

T’ju rikujtojmë, Bradley vetëm kohët e fundit u shkurorëzua nga supermodelistja ruse 33-vjeçare Irina Shayk pasi ata i kaluan katër vjet së bashku. Së bashku ata e kanë vajzën 2-vjeçare Lea. Fundi i dashurisë ndodhi shpejt pas performancës së tij emocionale me Lady Gaga në ndarjen e sivjetme të çmimeve Oscar. Me atë rast, shumë njerëz konkluduan se ata të dy ishin shumë më tepër se miq.

E gjitha kulmoi kur modelistja u zhvendos nga shtëpia e tyre e përbashkët 25 milionë dollarëshe. Me sa duket, ata tashmë janë dakorduar për kujdestarinë e vajzës. Lady Gaga e ka gjetur një të dashur të ri, ndërsa përflitet se ajo gjithashtu e refuzoi një rol në Guardians of the Galaxy 3 ku duhej ta luante të dashurën e Bradley. Derisa ishin të afërt, ajo rregullisht thoshte se Bradley është njeriu dhe miku më i mrekullueshëm në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...