Aktorja e njohur: Më detyronte të kryenim marrëdhënie treshe - Bota Sot
Aktorja e njohur: Më detyronte të kryenim marrëdhënie treshe

Mediale Vip

Aktorja e njohur: Më detyronte të kryenim marrëdhënie treshe

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Aktorja ka rrëfyer eksperiencat seksuale me ish-bashkëshortin.

Demi Moore do të publikoje në 24 shtator librin e saj ‘Inside Out’. Ajo ka treguar detaje të errëta nga jeta e saj, që nga përdhunimi kur ajo ishte 15 vjeç, deri tek marrëdhenia e saj me ish bashkeshortin Ashton Kutcher dhe duket se nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës.

Demi Moore tregon gjithçka pa filtra, në librin autobiografik dhe në një intervistë për New York Times ajo tregon disa nga kapitujt më të dhimbshëm të jetës së saj.

Në librin e Moore-it tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e tradhëtoi atë dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in.

Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.

“Doja t’i tregoja se sa argëtuese mund të isha”, tregon Moore për “Inside Out” duke e cilësuar këtë sjellje të saj si të gabuar.

Lidhja mes Demi Moore dhe Ashton Kutcher nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në 2005-n çifti u martua.

Pas 8 viteve martesë në 2011 vjen ndarja, pasi Moore zbuloi që Ashton e tradhtonte prej kohësh dhe dy vjet më pas vjen divorci: “Me të jetova rininë time shumë më tepër seç e kisha jetuar kur isha 20 vjeç”, kishte thënë në një inervistë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...