Genta Ismajli është një këngëtare që tash e shumë vite qëndron në mesin e më të mirave në estradën muzikore shqiptare.
Kohëve të fundit, Gentën nuk e kemi parë aq të aktivizuar me projektet muzikore siq ishim mësuar më parë, por ajo ende vazhdon të jetë një këngëtare e preferuar për shumë fansa.
Madje kohëve të fundit u përfol shumë për një shtatzani të mundshme të këngëtares, por ajo me anë të disa InstaStory, ka ekspozuar linjat trupore në formën më të mirë, duke mos i zhgënjyer fansat e saj.
Kujtojmë që kënga e fundit nga Genta u publikuar diku 5 muaj më parë me titull ‘Zjarr’ dhe u prit mjaft mirë nga publiku.