Çfarë po festojnë? Këngëtarja shqiptare vetëm në dhomë me Jason Derulo…

Mediale Vip

Çfarë po festojnë? Këngëtarja shqiptare vetëm në dhomë me Jason Derulo…

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:38
Jason Derulo dhe Morena Taraku

Këngëtari me famë botërore, Jason Derulo, ka festuar një ditë më parë 30-vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë, ai mori urime të shumta nga miqtë, të afërm dhe fansat.

Por urimi që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i këngëtares shqiptare, Morena Taraku. Kjo e fundit ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me Jason.

Të dy këngëtarët duken se janë mjaft të afërt, pasi shfaqen të ulur shumë pranë njëri-tjetrit dhe Morena mban në dorë një gotë shampanjë.

“Gëzuar ditëlindjen Jason Derulo”, ka shkruar Taraku në foton e saj. Ndërsa kujtojmë se ata të dy e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” dhe ka patur raste që Jason ka komentuar në fotot e këngëtares shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat