Në një marrëdhënie me këngëtarin britanik, Era Istrefi çudit me deklaratën e saj

Mediale Vip

Në një marrëdhënie me këngëtarin britanik, Era Istrefi çudit me deklaratën e saj

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:24
Era Istrefi dhe Julian Perreta

Era Istrefi, një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, u përfol për një romancë me yllin britanik të muzikës, Julian Perreta.

Juliani hodhi një foto të Erës në Instastory-n e tij. “Mbretëresha ime”, shkroi Juliani përbri kësaj fotoje. Edhe Era i ktheu një përgjigje romantike dhe kaq mjaftoi që të ngriheshin dyshime për një lidhje mes tyre.

Karriera e Era Istrefit ka arritur një sukses më të madh këto kohë dhe ajo ka filluar të njihet gjerësisht jashtë vendit, sidomos pas këngës së botërorit të futbollit.

Por postimi i fundit i Erës për Julianin, ka bërë konfuzë të gjithë fansat mbi raportin e tyre të vërtetë. Këngëtarja ka hedhur një foto të tijën teksa po këndon në skenë, përbri së cilës ka shkruar “Go bestie”. Por së fundmi, pas ngatërresave, ajo ka sqaruar se ata janë "vetëm shokë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat