Në dasmën e Jonidës, Ermali publikon foton krah Elvanës me përshkrimin më epik që keni lexuar

Mediale Vip

Në dasmën e Jonidës, Ermali publikon foton krah Elvanës me përshkrimin më epik që keni lexuar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:52
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata

Ndonëse momentalisht është duke udhëtuar së bashku me partneren e tij, Ermal Mamaqi ka zgjedhur që të ndajë në ‘Instagram’ një foto nga dasma e Jonida Vokshit. Aktori dhe moderatori i njohur ka publikuar një foto ku shfaqet me mikeshën e tij më të mirë, Elvana Gjatën.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Qyqaaa na paska shpëtu kjo foto pa postu. Me vllai te dasma e motrës së vllait?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Qyqa na paska shpëtuar kjo foto pa e postuar. Me vëllain te dasma e motrës së vëllait”, ka shkruar Mamaqi krah fotos ku dallohet Elvana me fustanin ngjyrë rozë duke pozuar pranë tij.

Ashtu si çdo herë tjetër Ermali ka zgjedhur ta shoqërojë foton me mbishkrime të cilat kanë shkaktuar reagime qesharake tek ndjekësit e tij. Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Mamaqi përfundoi projektin e tij më të fundit kinematografik me titull ‘I Love Tropoja’, i cili pritet të prezantohet në të gjitha kinematë në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat