“A do martohemi bashkë?”, moderatori i njohur i përgjigjet fanses: Me atë emër që ke, do e kem shumë të vështirë…

Mediale Vip

“A do martohemi bashkë?”, moderatori i njohur i përgjigjet fanses: Me atë emër që ke, do e kem shumë të vështirë…

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:00
Isli Islami

Moderatori i njohur, Isli Islami, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”.

Fansat kanë qenë kuriozë të dinë shumë gjëra për Islin, duke nisur nga jeta profesionale dhe ajo private.

Por një ndjekëse ka vendosur që t’i propozojë, pasi i shkruan: “A do martohemi bashkë?”. Me humor moderatori i përgjigjet: “Me atë emër që  ke në Insta do e kem shumë të vështirë ta them në altar… mendo çik për mua…”.

Ndërsa një tjetër përveçse i ka bërë kompliment, e ka pyetur edhe nëse është i dashuruar. Por moderatori i “Wake up”, ka vendosur që të fokusohet më shumë te fjalët e bukura sesa te pyetja.

“I dashuruar? Je shumë i mirë dhe i zoti. Ky vend ka nevojë për njerëz si ty”, i shkruajnë Islit, i cili përgjigjet: “Ky vend ka si qëllim t’i tjetërsojë njerëzit, mesa po kuptojmë. Po nuk do ia dalë jo. Faleminderit, je shumë e mirë. Pyetjen po bëj sikur s’e lexova dhe po varem totalisht te komplimenti”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat