William Levy e njeh Shqipërinë? Detaji në foton e tij befason fansat shqiptarë

Mediale Vip

William Levy e njeh Shqipërinë? Detaji në foton e tij befason fansat shqiptarë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:20
William Levy

William Levy është një nga aktorët më të njohur të telenovelave meksikane në Shqipëri. Së fundmi ai i ka befasuar të gjithë me një detaj të veçantë, që tregon se William e njeh Shqipërinë. Aktori meksikan ka publikuar në ‘Instagram’ një letër e cila është e mbushur me mesazhe urimi nga fansat e tij dhe në foto vihet re një anije me emrin “Shqipëria”. Brenda anijes shihet një detaj kuq e zi, por nuk kuptohet se për çfarë bëhet fjalë. Mesa duket këto objekte William i ka marrë si dhuratë nga disa persona, pasi në foto ai ka shkruar: “Gjithmonë mirënjohës për detajet tuaja”.

Levy ka pasur role të rëndësishme në disa telenovela të transmetuara në Shqipëri si “Stuhia”, “Kujdes nga engjëlli”, “Triumfi i dashurisë” e shumë të tjera dhe prej tyre ka fituar zemrat e shumë fansave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat