Mariza Ikonomi: Ja pse e braktisa Shqipërinë për Karaibet!

Mediale Vip

Mariza Ikonomi: Ja pse e braktisa Shqipërinë për Karaibet!

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 07:35
Mariza Ikonomi

Edhe artistë ndodh që mërziten ndonjëherë. E vetmja gjë që u shkon në mendje është të largohen nga vendi, siç ndodh rëndom me të gjithë njerëzit, sidomos me shqiptarët.

Kjo  duket se i ka ndodhur edhe me kantautoren Mariza Ikonomi e cila një ditë të bukur vendosi të lërë çdo gjë në Shqipëri dhe të udhëtojë deri në Karaibe.

E ftuar në "Tempora" ajo rrëfeu se e kishte të nevojshme të shkëputej nga Tirana, pasi ndjeu se po përjetonte divorc muzikor.

"Po përjetoja një divorc muzikor, nuk po krijoja më. Kisha arritur në një pikë që ndoshta isha pak dembele për gjërat e mia, nuk po reagoja as nga situatat e ndryshme që krijoheshin, kisha arritur në një lloj indiference që thosha se nuk jam unë kjo", u shpreh Mariza.

"Nuk po gjeja muzën. Vendosa që do të gjeja një mënyrë për tu larguar për ca kohë. Nga ana personale kam zbuluar shumë gjëra, por ajo që mund të ndaj me publikun është se nuk ka rëndësi ku je, por të bësh atë që do", shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat