Së shpejti një tjetër dasmë në familjen mbretërore. Unaza dhe detajet nga propozimi

Mediale Vip

Së shpejti një tjetër dasmë në familjen mbretërore. Unaza dhe detajet nga propozimi

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 21:54
Familja mbreterore

Për të gjithë ju që jeni shumë të lidhur me gjakun blu, kemi disa lajme të mira. Princesha Beatrice u fejua! Po, kjo do të thotë që shumë shpejt do të kemi dasmë. Partneri i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, i propozoi gjatë një udhëtimi në Itali fundjavën e kaluar. Lajmin e lumtur ata e kanë ndarë me publikun me anë të një deklarate.

“Jemi ekstremisht të lumtur të ndajmë me ju lajmin e fejesës. Jemi të dy të emocionuar të fillojmë këtë aventurë së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ndajmë shumë interesa dhe vlera të përbashkëta dhe e dimë që ky do të jetë motivimi ynë në vitet që do vijnë, që do jenë të mbushur me dashuri dhe lumturi”, -është shprehur çifti për mediat.

Fotot e fejesës po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë shkrepur nga motra e Beatrice-s, Eugenie.

Nëse jeni kuriozë, kjo është unaza e fejesës.

Image

Dasma do të mbahet në vitin 2020, ndërsa vendi nuk dihet por me shumë mundësi do të jetë kishëza St. George’s Chapel, ku u martua kushëriri i saj, Princi Harry me Meghan Markle, si dhe e motra Eugenie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat