Një kapitene si Xhemi apo si Luana? Flor Binaj e ka shumë të qartë përgjigjen e tij

Mediale Vip

Një kapitene si Xhemi apo si Luana? Flor Binaj e ka shumë të qartë përgjigjen e tij

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:31
Flor Binaj, Luana dhe Xhemi

Aktori i njohur i Portokallisë, Florian Binaj ka qenë pasditen e sotme i ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien me fëmijët dhe nisjen e sezonit të ri të programit të humorit ku jemi mësuar ta shohim prej vitesh.

Përveç kësaj, aktori ka treguar edhe për angazhimin e tij këtë vit në formatin ‘Shiko Kush Luan’ ku do të jetë krah Luana Vjollcës dhe Rezart Veleshnjës.

I vënë në 5 situata të ndryshme zgjedhjes, Flori është përgjigjur dhe se kë do të “zgjidhte” midis dy kolegeve të tij, Xhemit dhe Luanës.

“Në një udhëtim me anije në det të hapur, më mirë me një kapitene si Xhemi apo si Luana?”, ka qenë pyetja të cilës Binaj i është përgjigjur në mënyrë diplomatike dhe me humor. “Presupozojmë që kjo anija që ka një kapitene herët ose vonë do të ketë një defekt, do të vijë një anije tjetër për të shpëtuar, kështu që kushdo kapitene të jetë unë di të them që jam, një marinar shumë i mirë. Turni i parë është Xhemi, turni i dytë është Luana”, tregoi Flori duke qeshur.

Kujtojmë se këtë të shtunë Binaj nis së bashku me Vjollcën rrugëtimin e ‘Shiko Kush Luan’, ndërsa një javë më vonë programin e humorit ‘Portokalli’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat