Fotinia flet për herë të parë, zbulon pse u nda nga Danjeli

Mediale Vip

Fotinia flet për herë të parë, zbulon pse u nda nga Danjeli

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:02
Fotini Derxho

Në daljen e parë televizive pas lajmeve të ndarjes, Fotinia pranoi se lidhja me Danjelin ka marrë fund disa muaj më parë.

Fotini Derxho ishte e ftuar pasditen e kësaj të premteje në studion e “Ftesë në 5”, për të sqaruar të vërtetën e ndarjes së saj nga Danjeli.

Prej gati një viti, në portale nisën të qarkullonin lajme që aludonin ndarjen e çiftit e thashethemet zgjatën për një kohë të gjatë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk u prononcua për median.

Duke mos dashur të zbulojë me detaje arsyet e ndarjes, ajo tha se ky ishte një vendim i përbashkët, meqë marrëdhënia nuk po funksiononte.

“Ne realisht e provuam si lidhje, nuk është se u bë “Big-u” dhe kaq mbaroi. E kemi provuar shumë seriozisht, familjarisht, të gjitha bashkë”, u shpreh ajo, duke shtuar më tej se pavarësisht të gjithave me Danjelin kanë mbetur miq.

Sa i përket statusit aktual, Fotinia tregoi se është single dhe për momentin nuk ka në plan të nisë një histori të re dashurie.

Pavarësisht historisë shumë të përfolur me Danjelin, Fotinia tregoi se nga eksperienca në “Big Brother” mbart ende kujtime shumë të bukura.

E pyetur nga Bieta nëse do të pranonte të ishte pjesë e një formati “Big Brother Vip”, Fotinia menjëherë tha jo, duke shtuar me humor se nuk është në gjendje të përballojë një tjetër martesë.

“Edhe nëse do hyja, do sigurohesha të mos ishte ‘love edition’”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat