Selena Gomez rrëfehet publikisht për problemet mendore

Mediale Vip

Selena Gomez rrëfehet publikisht për problemet mendore

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:11
Selena Gomez

Selena Gomez ka kaluar në një fazë mjaft të vështirë.

Më 13 shtator artistja mori një çmim nga spitali “McLean”, sepse është treguar shumë e hapur për problemet e saj me depresionin dhe ankthin. 27-vjeçarja ka mbajtur një fjalim pas marrjes së çmimit, por ditët e fundit videot kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale, shkruan Billboard.

“Mendoj se ndihemi më mirë kur tregojmë të vërtetën dhe kjo është e vërteta ime. Vitin e kaluar unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk isha e aftë të ecja përpara. Nuk mundesha të buzëqeshja ose t’i bëja gjërat të dukeshin normale. Dukej sikur gjithë dhimbja dhe ankthi më pushtoi menjëherë dhe ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime. Kërkova mbështetje dhe mjekët më dhanë një diagnozë të qartë.
Në momentin që mora atë informacion, u ndjeva njëherësh e tmerruar dhe e lehtësuar. Unë kurrë nuk kisha marrë një përgjigje të plotë, nuk isha e vetdijshme për gjendjen. Kështu që fillova të përballesha me të, pasi nëna ime më ka mësuar që e vogël si të përballem me frikërat e mia dhe sfidat”, ka treguar Selena.

Artistja e njohur në 2018 kaloi disa muaj në një qendër rehabilitimi për t’u trajtuar për problemet e saj me shëndetin mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat