Kendall Jenner e shqetësuar për Bella-n dhe The Weeknd: “Po luan me zjarrin”

Mediale Vip

Kendall Jenner e shqetësuar për Bella-n dhe The Weeknd: “Po luan me zjarrin”

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:50
Kendall Jenner, Bella Hadid dhe The Weeknd

Historia e dashurisë mes Bella Hadid dhe The Weeknd nuk ka përfunduar, përkundrazi; duket se çifti është i gatshëm të provojë përsëri!

Por shoqes së Bella-s, modeles Kendall Jenner, nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Dy shoqet kanë qenë në Bahamas kohët e fundit, dhe The Weeknd ka qenë një temë kryesore e udhëtimit të tyre.

Sipas Hollywood Life, mikeshat e Bella-s nuk janë të lumtura për këtë rikthim, dhe Kendall Jenner është armikja më e madhe e rikthimit Bella-The Weeknd, duke thënë se ajo po luan me zjarrin.

Kendall Jenner është mjaft e vendosur në punë djemsh, dhe nuk beson në shanse të dyta, ndërsa Bella Hadid është më e butë si natyrë.

Sipas burimeve, Bella thotë se ende nuk ka vendosur, por shoqet nuk e besojnë.

“The Weeknd erdhi tek ajo dhe iu lut për falje. Funksionoi.” – thotë burimi.

Nëse vendosin të rikthehen bashkë, le të shpresojmë që të funksionojë kësaj here!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat