‘Sherr’ mes Hekuran Krasniqit dhe Sabri Fejzullahut, flet këngëtari

Mediale Vip

‘Sherr’ mes Hekuran Krasniqit dhe Sabri Fejzullahut, flet këngëtari

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 08:39
Hekuran Krasniqi dhe Sabri Fejzullahu

Hekuran Krasniqi e ka pasur një mosmarrveshje me Sabri Fejzullahun.

Hekuran Krasniqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko kush luan”.

Tashmë ai njihet më së shumti nga bashkëpunimi “Ajo më mbyti” së bashku me grupin “Fisnikët”.

Mirëpo, pavarësisht suksesit dhe admirimit nga publiku, duket se raporti që artistë kanë me njëri-tjetrin mbetet një anë të cilën nuk e shfaqin shumë në publik, sidomos nëse bëhet fjalë për sherre apo hatër mbetje.

Duket se kjo gjë ka ndodhur mes Hekuranit dhe Sabri Fejzullahut.

I pyetur në “Shiko kush luan”, gjatë lojës “Ndaje ose haje” se cili është personi publik me të cilin ka patur ndonjë kontraditë, pasi shpjegoi edhe arsyet e tij Hekurani tha: Axha Sabri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat