Djali i saj i vetëm feston ditëlindjen, Fjodora Fjora emocionon me dedikimin special për të

Mediale Vip

Djali i saj i vetëm feston ditëlindjen, Fjodora Fjora emocionon me dedikimin special për të

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:21
Fjodora Fjora

Ditën e sotme djali i vetëm i moderatores Fjodora Fjora, Alteo, feston 6-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mungonte një dedikim special nga Fjodora për të birin, me të cilin ka krijuar një lidhje shumë të veçantë.

Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ një video, ku Alteo shihet i lumtur duke kërcyer dhe bërtitur se ai ka ditëlindjen.

Përkrah videos Fjodora ka shkruar edhe disa fjalë shumë emocionuese për djalin: “Besoj e kuptuat se kush e ka ditëlindjen sot! 6 vjeç dhe ai është shefi i zemrës sime, arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes, arsyeja për të qeshur, jetuar dhe marr frymë në këtë jetë. Ai është kurajoja ime, fuqia ime, burri im i vogël…”.

Moderatorja ka organizuar edhe një festë të madhe bashkë me shokët e të birit, për ta bërë sa më të bukur këtë ditë speciale për të.

Kujtojmë se vite më parë Fjora vendosi që ta birësonte djalin e saj Alteon dhe sot ajo bën një jetë të lumtur së bashku me të, edhe pse shpesh e ka pranuar se është sfidë e madhe të rrisësh një fëmijë si nënë beqare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat