Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, puthje dhe momente intime në publik - Bota Sot
Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, puthje dhe momente intime në publik

Mediale Vip

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, puthje dhe momente intime në publik

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:55
Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Pas humbjes së ndjeshme të peshës dhe dukjes tashmë të mirë, Marsela Çibukaj duket se po shijon në maksimum romancën e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha.

Aq shumë e duan njëri-tjetrin, sa edhe kur janë në publik nuk rrinë dot një moment pa u puthur e përqafuar.

Paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografuar gjatë koncertit “Time Capsule”, që Capital T mbajti sheshin “Nënë Tereza”. Ata shihen të lumtur dhe super të dashuruar, ndërsa shkembëjnë puthje e përqafime nën tingujt dhe zërin e reperit të momentit, Capital T.

Kujtojmë që dalja e tyre e parë në publik ishte në koncertin e Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve, ku dhe dolën fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj me Vitmar Bashën.

Ata ishin bashkë dhe madje nuk ndalonin në përqafimet që i jepnin njëri-tjetrit. Këtë lidhje e dekonspiroi si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe muza e tij. Lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëve po diskuton martesën.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...