Moderatorja shqiptare probleme me policinë: ‘Gjithmonë hyj në konflik’

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare probleme me policinë: ‘Gjithmonë hyj në konflik’

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 23:42
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është padyshim një nga femrat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar dhe një nga moderatoret më të reja që ka vjedhur shpejt zemrat e publikut.

Ajo së bashku me moderatoren tjetër të ‘E Diell’, modelen Argjira Spanca, kanë qenë të ftuara tek Pop Culture.

Të dyja vajzat janë vënë përballë njëra tjetrës për të zbuluar cili është Engjëlli dhe Djalli në shoqërinë mes tyre.

Pyetjes ngacmuese nëse kur i ndalon policia, ato lejojnë të zbatohet ligji apo negocjojnë, Einxhel na ka habitur me përgjigjen e saj.

“Kam një gjë të keqe, as nuk negocioj as nuk tërhiqem unë hy në konflikt me policinë dhe nuk e di pse. Kështu që nuk ja hedh paq”- ka treguar moderatorja.

Kjo do të thotë që marrëdhënia e Einxhel me policinë nuk është në ‘nivelin’ e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat