A do të largohet nga ‘Threedots’ e muzika? Dj.Vicky sqaron gjithçka: “Më pëlqen të marr risk”

Mediale Vip

A do të largohet nga ‘Threedots’ e muzika? Dj.Vicky sqaron gjithçka: “Më pëlqen të marr risk”

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:42
Dj.Vicky

Ai është një nga Dj. Më të njohur në industrinë e muzikës. Një nga pjesëtarët energjikë të ‘Threedots’, Dj.Vicky, bëri disa kohë më parë deklaratë që do të largohej nga muzika.

Këtë gjë e ka sqaruar akoma më mirë në një intervistë që ai ka dhënë për emisionin ‘Rudina’ dhe ka sjellë detaje akoma më interesante.

Mesa duket Vicky siç të gjithë e njohinm nuk do të shkëputet përfundimisht nga bota e muzikës, por në planet e tij të afërta janë projekte të reja.

Të qenit edhe dizajner, do e bëjë edhe më interesante ndërthurjen e muzikës me artin kreativ.

“Do vazhdoj të jem pjesë e industrisë së muzikës, por jo vetëm të muzikës. Unë profesionin tim parësor e kam dizanjer, jam edhe drejtor kreativ tek një agjenci e madhe ndërkombëtare, që është edhe në Shqipëri, e marketingut. Do mundohem të bëj një fuzion midis artit, dizajnit dhe muzikës që të paktën njerëzit të mund të kenë diçka për të thënë në fund të natës. Shohin artin dhe shijojnë pijet, muzikën. Të krijoj vërtet diçka që quhet argëtim, sepse kështu siç është bërë industria nuk më pëlqen më. Më mirë marr një risk, bëj diçka më rrallë, por për mua si Vicky është më e rëndësishme të ndihem i plotësuar dhe njerëzit që unë do i ftoj dhe njerëzit që mendojnë që ia vlen të bëjmë këtë festën të jenë pjesë dhe të kënaqen”,- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat