Rrëfehet Rudina Magjistari: “Im shoq sakrifikon çdo vit për vajzën…”

Mediale Vip

Rrëfehet Rudina Magjistari: “Im shoq sakrifikon çdo vit për vajzën…”

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:43
Rudina Magjistari

Ajo është moderatore e njohur dhe kaq shumë vite në ekran e kanë bërë figurë shumë të dashur për ekranin shqiptar.

Rudina Magjistari fton shumë personazhe në emisionin e saj, të cilët i pyet për planet dhe jetën përtej ekranit.

Por kur vjen puna tek jeta e saj private, moderatorja është shumë e rezervuar. Megjithatë ajo herë pas here gjatë intervistave me personazhet, nxjer nga një detaj interesant nga jeta e saj,

Pikërisht kjo ka ndodhur edhe në emisionin e saj, ku i ftuar ishte Dj.Vicky.

Ajo ka rrëfyer se vajza e saj Mia dhe bashkëshorti Xhaviti e kanë ditëlindjen me një ditë diferencë.

“Edhe bashkëshorti im gjendet gati në të njëjtën situatë. Ata në fakt e kanë me një ditë diferencë. Po festa bëhet për vajzën, kurse për bashkëshortin mbetet vetëm torta. Është një sakrificë kjo që e bëjnë me qejf baballarët”, tha moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat