Unikkatil mban koncert në stadiumin e Prishtinës nëse zgjedhjet i fiton Albin Kurti

Mediale Vip

Unikkatil mban koncert në stadiumin e Prishtinës nëse zgjedhjet i fiton Albin Kurti

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:39
Mbishkrimi i kësaj fotoje, la të kuptohet se reperi mund të performojë në Prishtinë më 6 tetor, në rast se Albin Kurti zgjedhet kryeministër i vendit

Unikkatil pritet të rikthehet me koncert në stadiumin e Prishtinës.

Unikkatil gjatë verës ka mbajtur koncerte të njëpasnjëshme në trojet shqiptare.

Por, ka shumë gjasa që reperi të rikthehet me koncert në Prishtinë dhe atë brenda pak ditësh.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e kompanisë “Powow Entertainment”.

Në atë faqe u postua një fotografi e reperit krah kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtit si dhe Albin Gashit (drejtor i dikurshëm i kësaj kompanie), tani kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes.

Mbishkrimi i kësaj fotoje, la të kuptohet se reperi mund të performojë në Prishtinë më 6 tetor, në rast se Albin Kurti zgjedhet kryeministër i vendit.

Postimi:

“Shqipe,

Albin Gashi, ai qe na mbushi zemren full n’2012 kur e pruni Unikkatilin n’Stadion t’Prishtines, tash po don me na perfaqesu n’Kuvend t’Kosoves.

Ju ka bashkangjit VV-se #126 me numer #44.

Fotoja eshte bo pak para koncertit n’Prishtine n’2012, Viktori i thojke Albinit: ska ma t’fort se na.

P’i shtim dy Albinat t’na bin Unikkatilin prap n’Stadion t’Prishtines per festen e Vetevendosjes mas 6 Tetorit.

Shqipet e verteta kan dashni!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat