Kjo është unaza prej diamanti që Justin Bieber ia dhuroi gruas në dasmë

Mediale Vip

Kjo është unaza prej diamanti që Justin Bieber ia dhuroi gruas në dasmë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:56
Justin Bieber dhe Haily

Hailey Baldwin ka treguar unazën prej diamanti që ia dhuroi partneri.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, dy ditë më parë kanë organizuar dasmë në Karolinën e Jugut.

Dyshja mbajtën dasmë super-luksoze, ndërsa pas saj kanë treguar disa detaje, të cilat padyshim që morën vëmendjen e publikut.

Image

Një prej tyre është unaza prej diamanti që Justin ia dhuroi Haileyt, e që sipas “DailyMail” kap shifrën prej 500 mijë dollarësh.

Këtë unazë e tregoi Hailey Baldwin përmes një fotografie, ku në fokus ishin edhe protezat prej ari që Bieber i ka vendosur së fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat