“Shiko kush luan” thyen një tjetër rekord, Luana Vjollca ka vetëm një fjalë për të gjithë

Mediale Vip

“Shiko kush luan” thyen një tjetër rekord, Luana Vjollca ka vetëm një fjalë për të gjithë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:14
Luana Vjollca

Emisioni i dashur për publikun”Shiko kush luan” ka nisur sezonin e tij më të ri.

Nën moderimin e Luana Vjollcës, programi ka arritur shikueshmërinë më të lartë krahasuar me të tjerët dhe ka siguruar një nga vendet e para në renditje në shtete të ndryshme.

“Shiko kush luan” ka rreth 400 mijë shikues në rrjetin e “Youtube” që në puntatën e tij të parë të sezonit të tretë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E vetmja fjale qe kam.. FALEMINDERIIT! ??

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Nuk ka munguar ky fakt pa u postuar nga Luana Vjollca me një dedikim për gjithë mbështetësit e saj. “E vetmja fjalë që kam… Faleminderit!!”, shkruan ajo në videon e shpërndarë.

Programi zë vendin e parë mes shikuesve shqiptarë në Greqi, vendin e dytë në Gjermani e Maqedoni dhe një vend të favorshëm në SHBA.

Ai mbahet si i pari emisioni trend i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri dhe preferencë nga audienca.

“Shiko kush luan” është krijuar, ideuar dhe moderuar nga Luana të cilës i vijnë në ndihmë dy kapitenët dhe stafi i ‘Top Channel’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat