Vjen bashkëpunimi më i ri i Noizyt, reperi bashkohet me emrat e njohur për hitin më të fundit

Mediale Vip

Vjen bashkëpunimi më i ri i Noizyt, reperi bashkohet me emrat e njohur për hitin më të fundit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:17
Noizy

Një hit i ri duket se po realizohet gjatë kësaj kohe midis katër artistëve të njohur por ende nuk është zbuluar një datë e sigurt e publikimit të saj.

Është bërë e ditur nga revista “Esse” se do të jetë një bashkëpunim midis reperit grek Snik, dy italianve Capo Plaza & Gue Pequeno si dhe reperit të njohur shqiptar Noizy. Kënga është krijuar në studion greke “Bret Beats” dhe nga ajo italiane “2ndroofmusic”.

Noizy ka bashkëpunuar shpesh me këngëtarë të huaj dhe ka arritur mjaft sukses.

Tre artistët e tjerë janë tepër të njohur dhe gëzojnë një popullaritet të madh në Itali dhe Greqi dhe natyrisht që pritshmëria e publikut do të jetë e lartë edhe për këtë projekt që pritet të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat